top of page

Ornela Sinameta

Zëri i autorit në një gjuhë tjetër

Në hendekun e heshtur mes dy gjuhëve, fjalët gjejnë një ritëm të ri pa e humbur kujtesën që bartin. Kuptimet nuk zhvendosen, vetëm marrin frymë ndryshe. Ndërsa zëri i narratorit a i subjektit lirik mbetet i paprekur, i pacenuar, edhe kur skalitet në një gjuhë tjetër.

Ornela Sinameta

Ornela Sinameta është diplomuar në gjuhë shqipe, letërsi dhe gjuhë angleze dhe e ka ndërtuar profilin e saj profesional mbi dashurinë për fjalën dhe tekstin letrar. Ajo ka nisur karrierën në mësimdhënie dhe në të njëjtën kohë bashkëpunon prej dy vitesh me shtëpi të ndryshme botuese në fushën e përkthimit letrar, dhe deri tani ka sjellë për lexuesin shqiptar pesë vepra të rëndësishme të letërsisë së përbotshme, ndërkohë që kontribuon edhe në korrektim e redaktim gjuhësor. Me tre përkthime të tjera në proces botimi dhe pjesëmarrje të rregullt në konferenca shkencore ndërkombëtare në fushën e antropologjisë kulturore, gjuhësisë dhe letërsisë, ajo ndërthur angazhimin akademik me praktikën letrare në një profil të konsoliduar e në zhvillim të vazhdueshëm.

Një ditë, një botues që unë e vlerësoj shumë, më tha se donte të hynte në treg fuqishëm. Kjo donte të thoshte se përjashtonte plotësisht donacionet e ndryshme. Për këtë i duheshin ca përkthyes dhe ramë dakord se duhej të ishin nga brezi i më të rinjve. I përmenda disa emra dhe ai ndërhyri menjëherë: Ornela përkthen shumë mirë. Për mua kjo donte të thoshte se, megjithëse akoma studente, Ornela ka krijuar personalitetin e vet si njeri i letrave. Këtë e ka arritur me durim e përkushtim, duke i hedhur hapat me seriozitetin që shikon larg në kohë. Unë e shoh Ornelën si një emër që duhet mbajtur mend.

Gazmend Krasniqi
Poet, shkrimtar, studiues dhe historian i letërsisë.

Connect with Me

Contact Information

Ornela Sinameta Librat.jpeg
bottom of page